Dikush një mbretëreshë, dikush edukatore, misionare, apo grua pastori. Disa prej tyre beqare, disa të martuara, disa të veja, disa nëna. Të gjitha ato, ashtu si gratë e sotme, i dinin gëzimet dhe dhimbjet e jetës. Por ajo që i solli bashkë këtë brez grash, dhe që i lidhi me gratë sot, ishte zemra e tyre për Perëndinë dhe përkushtimi ndaj Krishtit. Në devocionet e çmuara të këtij viti, do të gjeni njohuri shpirtërore nga gra të perëndishme të së kaluarës, të cilat, ashtu si ne, luftuan me mëkatin, vetminë dhe zhgënjimet, por u gëzuan në dashurinë, mëshirën, hirin dhe bekimet e Perëndisë. Bashkohuni me to në stinët e ndryshme të zemrave të tyre dhe gjeni inkurajim dhe mençuri të përjetshme nga një brez në tjetrin.